Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. Berisha, në fjalën e tij para Asamblesë ka theksuar nevojën që Shqipërisë t’i kthehet institucioni i zgjedhjeve të lira, përkundër asaj që ai e quqan farsë elektorale, si në diktaturë.
Ai është shprehur se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në në një narkodiktaturë, duke shtuar se, për të marrë mandatin e katërt, Rama vendosi të arrestojë dy liderët kryesorë të opozitës (Sali Berisha dhe Ilir Meta) dhe të hapë proces penal ndaj Fatmir Mediut.
Mendoj se situata jonë është një situatë e veçantë.
Unë kam vetëm një kërkesë: të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë.
Pa një qeveri teknike, shqiptarët nuk do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndaj sot, në emër të opozitës shqiptare, kërkoj nga ky institucion i nderuar:
– Së pari, të mbështesni raportin paraprak të ODIHR (Gjithçka që ju përmenda është e shkruar në raportin paraprak të ODIHR).
– Së dyti, iu bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndjekin rekomandimet e shkruara në raportet e fundit të OSBE-ODIHR, që prej vitesh kanë mbetur të pa zbatuara për shkak të mungesës së vullnetit të narkoqeverisë.
Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe është jetike për vendin tim, që ndodhet në një moment shumë të vështire.
Duhet të jeni i futur që të postoni një koment.