Të gjithë e kemi parë se çfarë mund të ndodhë kur i japim celularin një fëmije 2-vjeçar. Por Madhu Kumar nuk e gjeti vetëm telefonin e saj të bllokuar ose të dhënat e saj të mbyllura.
Ajo që kishte ndodhur ishte shumë më e rëndë dhe… e shtrenjtë!
Me pak fjalë, teksa luante me celularin e mamasë së tij, 2-vjeçari Ayaansh hakoi llogarinë e saj Walmart dhe bleu atë që kishte në karrocën e saj elektronike, mobilje me vlerë 1800 dollarë. Prindërit e tij e kuptuan se çfarë kishte ndodhur kur transportuesit i ranë ziles dhe u dorëzuan disa kuti me origjinë të panjohur. Fillimisht ata fajësuan njëri-tjetrin, por shpejt e kuptuan se kush ishte fajtori.
Sigurisht që një pjesë të përgjegjësisë ka edhe mami, pasi mobiliet i kishte vendosur në kosh pa e ditur nëse do t’i blinte. Përfundimisht, kur ata u transferuan në shtëpinë e tyre të re, karroca elektronike u harrua plotësisht.
Disi, i vogli hapi shportën dhe aktivizoi tregun dhe pakot filluan të mbërrinin në seri.
“Kutitë po vijnë akoma”, thotë babai i tij.
Mirëpo, teksa fliste në një televizion, i vogli ka arritur të bëjë disa gjëra në telefonin e gazetares, si për shembull dërgimin e një emaili.
“Mësuam një mësim të madh”, përfundon babi i zënë ngushtë, “për ta bërë më të vështirë hapjen e aplikacioneve që kanë bërë transaksione parash, të paktën. Ndoshta vendosim njohjen e fytyrës.
Sigurisht, shumica e artikujve do të kthehen, por ne do të mbajmë diçka për të kujtuar incidentin. “Megjithatë, i vogli ynë as që e ka kuptuar se çfarë ka bërë”.