2013-2023, U ARRATISËN NGA BURGJET E GREQISË 65 SHQIPTARË

Greqi

Në 34 burgjet e Greqisë vuajnë dënimin rreth 1650-1670, ku 1200 janë të dënuar me vendim të gjykatave, ndërsa pjesa tjetër është në pritje të vendimeve të gjykatave.

Në këto burgje ndodhen te dënuar nga 100 vende te botës. Shqiptarët duket se janë mjeshtra të arratisjeve, por mbi të gjitha liria e tyre ka qenë e shkurter, pasi rreth 90% janë rikthyer nga policia ne qelite e tyre duke marre nje denim shtese 6-12 muaj.

Publikimi i rasteve te arratisjeve nga Fjala Jonë është mbështetur në raportimet e mediave greke. Duke analizuar arratisjet gjatë periudhës 2013-2023 vihet re numri i madh i tyre ka qenë në katër burgjet rurale e Kretës, (burgje të hapura pune në bujqësi) ku janë arratisur 24 shqiptarë. Gjatë një studimi i kryer në burgjet e Kretës doli se 51% e te denuarve shqiptarë janë analfabetë ose me arsim fillor.

Në komisariate dhe në Drejtoritë e Policive të vendit janë arratisur 16 shqiptarë, ndërsa tre të tjerë nuk janë kthyer në qelitë e tyre pas marrjes së lejes nga drejtoria e burgut.

Në burgjet e të miturve janë regjistruar vetëm dy raste, ndërsa arratisje nga transportimi me traget Athinë- Krete dhe anasjelltas janë 4 raste.

Në burgjet e mbyllura janë regjistruar 16 raste.

Pas vitit 2020 numri i arratisjeve ka rënë ndjeshëm, pasi shteti helen ka shtuar edhe 650 gardiane në 34 burgjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i të arratisurve 2013-2023 ka qenë 65, shifer raportuar nga mediat vendase.

Të dhënat janë marrë nga media greke dhe i përkasin periudhës 2013-2023.

22/03/2013. 11 shqiptarë janë arratisur nga burgjet e Trikalas mes tyre dhe Artan Murataj që u vra në Rinas, një arratisje e përgjakshme që pati dhe viktima ne Greqi nga dy palët.

22/03/2013. Arratiset nga burgu i Trikallës Ermal Lita.

28/03/2013.  24-vjeçar me arsim fillor arratiset nga burgu i punës në Tirinthias, dënuar për lëndë narkotike.

16/04/2013. Arratiset nga oborri i Drejtorisë së Policisë Ftiotidos në Antheli 22-vjeçari shqiptar.

17/04/2013. 23-vjeçari me arsim fillor arratiset nga burgu i punës në Kassandra të Halkidikis, dënuar për lende narkotike.

11/10/2013. 30-vjeçar me arsim fillor, arratiset nga burgu i punës në Kassandra të Halkidikis, dënuar për armë pa leje.

12/01/2014. 40-vjeçar me arsim të mesme arratiset nga burgu i punës në Tirinthias, dënuar për lëndë narkotike.

12/01/2014. 37-vjeçar me arsim të mesme arratiset nga burgu i punës në Tirinthias, dënuar për lëndë narkotike.

29/06/2014. 25-vjeçar me arsim të mesme , arratiset nga burgu i punës në Kassandra të Halkidikis, dënuar për vjedhje dhe drogë.

28/08/2014. 22-vjeçar me arsim të mesme , arratiset nga burgu i punës Kassavetia në Volos

26/02/2015. 26-vjeçari arratiset nga Drejtoria e Policisë Korinth

25/09/2015. 31-vjeçar me arsim fillor arratiset nga burgu i punës në në Tirinthias, dënuar për vjedhje.

17/3/2016. 27-vjeçar analfabet arratiset nga burgu i punës në në Tirinthias, dënuar për vjedhje.

17/05/2016. Dy shqiptarë 33-42 vjeç janë arratisur nga qendrat e paraburgimit të N/Drejtorisë së Transferimit të Selanikut, ku mbaheshin.

18/05/2016. 45-vjeçar me arsim të mesme, arratiset nga burgu i punës në në Tirinthias, dënuar për vjedhje.

30/5/2016. 40-vjeçar me arsim të mesme arratiset nga burgu i punës në në Tirinthias, dënuar për grabitje.

09/07/2016. 41-vjeçar me arsim të mesme arratiset nga burgu i punës  Kassavetia në Volo

7/08/2016. Një shqiptar që vuante dënimin për trafik droge është arratisur nga burgu grek në Kassandra.

05/10/2016. 47-vjeçar me arsim te mesme arratiset nga burgu i punës në Kassandra të Halkidikis, dënuar për vrasje.

Sipas nje studimi profesor Antonis Magganas, Dr. Panagiotis Schizas,  del se 51% e të arratisurve janë pa arsim ose kanë mbaruar shkollën fillore.

10/07/2017. Një i burgosur shqiptar është arratisur nga Burgu Bujqësor Tirintha në rajonin e Argolis në Greqi.

10/05/2018. Arratisen Xhuliano Halili dhe Alfons Donçi nga trageti në Pire që do të udhëtonte për në Kretë, akuzohen te dy për vrasje.

19/06/2018. Arratisen tre shqiptarë nga Komisariati i Policisë Argyroupoli të Atikës, pasi kanë prerë hekurat e dritares.

14/07/2018. Doli te punonte, arratiset 30-vjeçari shqiptar në burgun e punës në Tirinthias.

17/12/2018. Gjatë natës është arratisur nga qelia e paraburgimit. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:20 në një rajon policie në Menidhi.

19/02/2019. Arratiset shqiptari nga një makinë patrullimi kur ajo u ndal në kryqëzimin e rrugëve Phylis dhe Iulianos në Athinë.

27/05/2019. Dy shqiptarë janë arratisur mbrëmje nga burgjet e Avlonës. Nga informacionet e para mësohet se ngjarja është regjistruar në orën 21.40.

03/06/2019. Katër shqiptarë janë arratisur, në orën 04:00 të mëngjesit, nga Drejtoria e Migracionit në Petrou Ralli, ndërsa një është arrestuar.

10/05/2018. Nga trageti në Pirea arratisen dy shqiptarë të dënuar me burgim të përjetëshëm me akuzën për vrasje

01/01/2019. Arratisen Leonard Pepa dhe Elvis Pepa ( 28-31 vjeç) nga burgu Koridallos, pasi prenë hekurat e dritares.

28/05/2019. Një shqiptar në moshë të re është arratisur nga burgu i fëmijëve të Avlonës

15/07/2019. Dy shqiptarë 30-31 vjeç të dënuar për vepra të rënda penale u arratisën nga burgjet e Kasandrës

17/08/2019. Arratiset një 35-vjeçar shqiptar për vrasje nga burgjet rurale të Kasandrës

28/08/2019. Arratisen dy shqiptar nga burgu i punës në Tirinthia.

12/09/2019. Merr lejen 5 ditore nga burgu Domokos, po nuk rikthehet 34-vjeçari, konfirmohet i arratisur

29/05/2019.Arratiset nga burgu i Avlones 23-vjeçari  Albion Xhezairi

06/02/2022. Arratisen 4 shqiptarë të moshave  29, 30, 32, dhe 43 vjeç nga qendra e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Chania/Kretë

09/10/2022. Kishte marrë leje, por arratiset 48-vjeçari nga burgu i Domokos. Shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

18/03/2023. Një 48 vjeçar shqiptar është  arratisur nga qelitë e mbyllura të policisë në Volos të Greqisë.

05/07/2023. Ishte duke punuar arratiset shqiptari nga burgu rural i Tirinthias