Prof-Doc. Fane S. TARIFA / Thuhet se po ndërtohet kapitalizmi, tiparet e të cilit i ka përcaktuar më pare fare qartë Rikardo, Smith dhe Marksi.
Kapitalizmi bazohet në konkurencën e lirë, në lirinë e plotë të individit dhe në aftësitë e tij kreative, në shënjtërinë e pronës private dhe lojën e domosdoshme kërkesë – ofertë, në prodhimin dhe riprodhimin e zgjeruar, në përdorimin racional të resurseve të vendit, në rritjen e rendimentit shoqëror të kohës së punes etj.
Përmënda vetëm disa nuanca të kapitalizmit për të bërë një lloj objeksioni për atë biçim sistemi që po ndërtohet në vëndin tonë.
Tek Ne këto politika ekonomike që po ecet pë ndërthuret një lloj biçimi kapitalizmi primitive, të ndërthurur me gjoja elemntë moderrne të kapitalizmit të sotëm.
Në fakt sistemi ekonomiko – shoqëror që po ndërtohet tek Ne është që në embrion i degraduar, sepse bazohet vetëm në arnime artificiale të teorive ekonomike të kapitalizmit me realitete që nuk përputhen fare me ato që kërkon ai system.
Tek Ne ende nuk është zgjidhur drejt çështja e pronës, janë përdhosur dhe keqpërdorur burimet natyrore dhe gjithë resurset e vendit, janë shpërfillur ligjesitë themelore të ekonomisë kapitaliste, rëndësi ka që të krijohet dhe në fakt është krijuar një kastë super të pasurish.
Kjo kastë ka uzurpuar politikën dhe shtetin në gjithë hallkat e veta dhe shtrëmbëron ligjësitë themelore, vetëm që të përfitojë sa më shumë në kurriz të popullit të thjeshte është kjo kastë e re e këtyre “Kapitalistëve të babezitur.
Dhe pastaj ecë e beso se në Shqipëri po ndërtohet kapitalizmi!
Unë habitem me vehten, por më shumë habitem me ata që janë vërtet ekonomiste të mirëfilltë dhe që trumbetojnë nëpër stacione televizive analiza ekonomike të shumëllojëshme…