INSTAT: 2014 është rritur konsumi, u ul prodhimi

1147

drita sotTiranë  –  Gjatë vitit të kaluar qytetarët shqiptarë kanë  harxhuar më shumë energji elektrike. Sipas raportit të  INSTAT  gjatë 2014 konsumi i energjisë nga familjarët është rritur me 10.2 % . Ndërkohë që një tjetër fakt që bie në sy është edhe ulja e prodhimit të energjisë elektrike dhe si rezultat rritje e importit.

Familjet shqiptare kanë harxhuar më shumë energji elektrike gjatë 2014.

Raporti i INSTAT konstaton se gjatë viti që lamë pas konsumi i energjisë elektrike nga familjarët u rrit me 10.2%. Por rritje të konsumit të energjisë ka pasur edhe nga subjektet   jo familjarë me  9,9 përqind. Sipas INSTAT gjatë 2014 ka pësuar ulje edhe prodhimi të energjisë elektrike  një fakt që nënkupton direkt rritje të sasisë së energjisë që blihet. Kështu importi i energjisë rezultoi me një rritje prej 44,5 përqind në krahasim me vlerën e energjisë së blerë në 2013.

Ka rënë ndjeshëm eksporti i energjisë elektrike

Ndërkohë që  ka rënë ndjeshëm eksporti i energjisë elektrike duke sjelllë kështu më pak para në buxhet. Energjia elektrike në dispozicion e përftuar nga të gjitha burimet, në vitin 2014 u ul me 0,8 përqind krahasuar me vitin 2013. Sasia gjithsej e prodhuar në vend gjatë vitit 2014 është 4.726 GWh nga 6.959 GWh e prodhuar gjatë 2013, e cila rezultoi me rënie prej 32,1 përqind.

Burimi kryesor janë hidrocentralet

Burimi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike vijon të mbetet prodhimi nga hidrocentralet. Sasia e energjisë së prodhuar prej tyre është ulur 32,1 përqind krahasuar me një vit më parë. Ndërsa Prodhimi nga hidrocentralet publike përfaqëson 72,1 përqind të prodhimit neto vendas, ndërsa prodhimi i energjisë nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë përbën 27,9 përqind.

Bien humbjet në rrjet

Në krahasim me vitin 2013, humbjet në rrjet janë ulur 15,8 përqind. Humbjet në shpërndarje përbëjnë 94,2 përqind të humbjeve në rrjet, të cilat gjithashtu  rezultuan me rënie 15,3 përqind.

 

 

 

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: