Albert RUDAJ / Më 16 Shtator të 2016 do mbahet në Athinë, Kongresi i 12-të i UEFA-s, ku për këtë sekretari i përgjithshëm i këtij organi informoi zyrtarisht federatat përkatëse të futbolli.
Çështja kryesore e këtij kongresi do jetë zgjedhja e presidentit të ri të UEFA-s. Zgjedhja që UEFA i bëri qytetit të Athinës,tregon edhe një herë rëndësin që UEFA, i jep futbollit grek, por edhe federates së saj të futbollit e mbi të gjitha bujarisë greke.
Deri në këto momente interesimin për marrjen e karikes në UEFA janë kandidatët, si spanjolli Ankel Maria Villar,holandezi Mihael Van Brang, por edhe presidenti i Federates Slovene të Futbollit Aleksander Ceferin. 20 Korriku është caktuar si dita e fundit e dorëzimit të dokumentacionit të kërkesave së kandidatëve për postin e Presidentit të UEFA-s. Flitet që Sekretari i Përgjithshëm actual i UEFA-s Theodor Theodoridhis do të jetë edhe ai në listën për marrjen e postit të presidentit e për këtë shancet e fitimit janë të shumta.