E duam një përgjigje nga Kryeministri shqiptar

Opinion

agim basha ne focusnews

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Agim BASHA Ju si thoni:Të rinjtë duhet të votojnë edhe 16-vjeçarët, tha kryeministri Berisha, por, a duhet edhe të punësohen të rinjtë, apo duhet të jetojnë nën varësinë e prindërve të papunë në pjesën më të madhe të kohës?!

-Në Komunitetin Europian ky problem ndiqet me përparësi …

Të hënën,veçse tri ditë më pare, përfaqësues nga qeveritë e eurozonës, u mblodhën përsëri për të gjetur një zgjidhje sa më efikase mbi problemin e papunësisë së të rinjve në vendet anëtare të eurozonës…

Duhet thënë se nuk është hera e parë që qeveritë e shteteve anëtare kanë në focus të punës së qeverive të tyre këtë fenomen, në rritje në kontinentin e plakur.

Sot për sot, është mega-problemi i shumë vendeve të BE, përfshirë edhe vetë gjermaninë…

Le të shikojmë një grafik se si paraqitet gjendja e papunësisë për moshat nga 15-24 vjeç,në këto vende, e cila ka njohur rritje të lartë sidomos këtë tre-mujorin e parë të vitit në vazhdim.

Te dhenat mbi papunësinë:

Greqia në shifrën e 58%

Spanja 58,8%,

Portugalia 38,2%,

Italia 36,9%,

Sllovakia 34,7%,

Qipro 32%

Irlanda 30,5%,

Bullgaria 29%,

Hungaria 28,6%,

Polonia 28,1%,

Franca 26,3%,

Lituania 24,8%

Suedia 24,4%,

Belgjika 22,4%,

Rumania 22,2%,

Anglia 20,6%,

Finlanda 19,9%..në vendet e tjera nga 19%-deri në 14%..dhe mbyllet pastj kjo listë me Austrinë me 8,7% dhe më në fund me: Gjermaninë me nivelin më të ulët të papunësisë në gjithë kontinentin…me një mesatare 7,65%..

Marrëveshja e re,e ministrave përkatës të vendeve të eurozonës mbështetet në tre akse kryesore:

Së pari-:Marrëveshja e drejtuesve të BE,për projektet për investim, zhvillim dhe punësim të të rinjve…’’shumë shpejt..’’,do të jepen hollësisht zonat ku papunësia kalon 25% .

Së dyti:Në krijimin e një sistemi sigurie për të rinjtë që diplomohen…Do të integrohen në këtë system sigurimi ,pas një përpjekje 4 mujore të pasusksesshme për të gjetur një punë…diku tjetër…

Së treti:Hapja e programit Erasmus, i cili përfshin gjithë të rinjtë pavarësisht nga lloji apo niveli i studimeve apo shkollimit që ka kryer ata, pavarësisht vendit prej nga vijnë, ju mundësohet të vazhdojnë të hapin një biznes apo specialitet çfarëdo, ose të investojnë pavarësisht, në çdo vend tjetër europian…!Një buxhet gjigand prej 6 miljardë euro është fondi që së shpejti i jepet drita je

Një pyetje të vjen në mendje menjëherë sapo lexon gjith këtë listë të gjatë vendesh që shtrihen rreth nesh, jo shumë afër sigurisht,por në kontinentin në të cilin jemi gjeografikisht dhe kërkojmë të futemi edhe politikisht dhe ekonomikisht, edhe ne, Shqipëria…: Pra, në cilin vend është Shqipëria, në lidhje me papunësinë e të rinjve…?!

Është në kufirin e Greqisë që e kryeson këtë listë,është me mesataren e eurozonës që e mbajnë Suedia, Belgjika dhe Rumania…apo është me Austrinë dhe Gjermaninë që e mbyllin këtë listë…?!

A ka të dhëna të sakta ose të përafërta mbi gjendjen e punësimit të të rinjve në vend…?!

A ka një project të tillë qeveria aktuale,apo opozita që prêt të vijë në pushtet,..?!

A po i besojnë ende mashtrimit të kryeministrit aktual se vendi njeh vetëm rritje ekonomike, dhe për pasojë edhe punësimi njeh stabilitet…?!

E duam një përgjigje nga Kryeministri shqiptar, që vetëm përuron gjithë këto muajt e fundit…?!