Lijlana Elmazi Billa: Vota e emigrantëve do të pastronte parlamentin nga të inkriminuarit e të pashkolluarit.

Emigracioni

vota e emigranteve-reagon Elmazi

E gjithë politika është dakord që shtetasit që jetojnë jashtë të kenë mundësi të votojnë, kështu e ka theksuar për Portalin  www.focusnews.al, deputetja e Partisë Demokratike zonja Liljana Elmazi Billa, duke theksuar se : “Mbetem partizane e idese që Kushtetuta e Shqipërisë mund të ndryshohet sa herë duhet për të forcuar Shtetin e së Drejtës, ose për të  forcuar parimet dhe institucionet e demokracisë. Pra, nuk është kurrë herët ose vonë për të ndryshuar Kushtetutën. Megjithatë, duke pasur parasysh që edhe pak dhe ne hyjmë në sesionin e fundit të kësaj legjislature që ndalohen referendumet apo ndryshimet Kushtetuese. Është tashmë de facto se, rreth 40% e shtetasve jetojnë jashtë prej shumë vitesh. Duke u nisur nga kjo e dhënë është e domosdoshme që këta  të votojnë. Thjesht, do t’i bënin mirë politikës, që mbase do pastrohej ajo nga të inkriminuarit e të pashkolluarit që nuk janë të pakët në Parlamentin e sotëm shqiptar”, përfundon deputetja.