Komisionet e vettingut – Maxhoranca paraqet propozimet

Politika

Pak orë para votimit në Kuvend të ngritjes së dy komisioneve ad hoc, që do të përzgjedhin kandidatët për institucionet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, janë bërë të njohura emrat e propozuar nga tre grupet parlamentare të maxhorancës, për anëtarë në këto komisione.

Grupi parlamentar i  PArtisë Socialiste ka propozuar deputetët Bashkim Fino, Ulsi Manja, Pandeli Majko, Ervin Bushati, Vasilika Hysi, Evis Kushi dhe Arben Cuko. Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri të njohura më herët emrat e deputetëve Luan Rama, Silva Caka dhe Vangjel Tavo. Ndërsa PArtia Drejtësi, Integrim dhe Unitet propozon emrat e deputetëve Mesila Doda dhe Tahir Muhedini. Në seancën e së martës pasdite, ku pritet votimi i këtyre propozimeve, nuk do të jetë sërish e pranishme opozita, mungesa e së cilës bllokon funksionimin e këtyre komisioneve, duke bllokuar dhe zbatimin e ligjit të vettingut, që është dhe thelbi i reformës në drejtësi. /ATSH/