FRANCË – 25 nobelistë në Ekonomi denoncojnë programet anti-evropiane në zgjedhjet presidenciale

881

Njëzet e pesë fitues të çmimit Nobel në Ekonomi denoncuan sot programet “anti-evropiane” dhe “proteksioniste” të disa kandidatëve në presidencialet franceze, përfshirë atë të kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

“Disa nga ne janë cituar nga kandidatë në zgjedhjet presidenciale franceze, veçanërisht nga Marine Le Pen dhe stafi i saj, për të justifikuar programin politik për çështjen e Evropës”, shprehen ata në një artikull publikuar nga gazeta “Le Monde”, këta 25 ekonomistë, përfshirë amerikanin Robert Solow ( fitues i çmimit Nobel në 1987), shtetasi indian Amartya Sen (1998) dhe francezi Jean Tirole (2014).

“Pavarësisht qëndrimeve të kundërta për bashkimin monetar dhe politikat e rimëkëmbjes ekonomike, opinionet tona bashkohen në këtë pikë për të dënuar këtë instrumentalizim të botëkuptimit ekonomik”, shtojnë nënshkruesit e këtij peticioni, që e cilësojnë ndërtimin evropian “vendimtar” për të siguruar progres ekonomik të anëtarëve të BE.

Në mesin e 25 firmëtarëve renditen ekonomistë me bindje liberale, dhe disa të tjerë më tepër kritik kundrejt globalizimit dhe euros, në pikëpamjen e amerikanit Joseph Stiglitz, fitues i Nobelit në 2011, i cituar vazhdimisht nga kandidatja e Frontit Kombëtar./ATSH




Këtë e pëlqejnë %d blogues: