I la jashtë listave, Rama falënderon deputetët në largim të PS-së

Politika

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e nisi sot fjalimin në Kongresin Elektoral me një falënderim për disa deputetë të vjetër të së majtës të cilët nuk janë përfshirë më në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Faleminderit deputetëve, veçanërisht Dokles, Leskajt, Dades që dhanë gjithçka mundën për vite të tëra në vijën e parë të PS-së. Jam i bindur se përvoja e tyre do të na ndihmojë edhe më tutje. Faleminderit deputetëve që nuk do të jenë këtë herë pjesë e përfaqësueses sonë, por do vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës sonë në role të tjera ku me siguri do të bëjnë më të mirën dhe gjithçka munden për Shqipërinë dhe PS-në”, tha Rama në fjalën e tij.