Kush do i numërojë votat kundër Qeverisë? Ky është propozimi i fortë i Blushit

Politika

Kryetari i LIBRA-sdeputeti Ben Blushi ka deklaruar ditën e sotme se partia qe drejton do të kërkojë zyrtarisht të jetë pjesë e administrimit zgjedhor. Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Blushi shkruan se nëse Partia Demokratike nuk hyn në zgjedhje, nuk mundet qe Rama dhe Meta të numërojnë votat kundër tyre.

Postimi i Blushit:

LIBRA MERITON TË NUMËROJË VOTAT KUNDËR

Nuk e di nëse PD do vijë në zgjedhje apo jo. Por nëse nuk vjen pyetja që lind ështe kjo: kush do i numërojë votat kundër qeverisë? Vete Qeveria? Pra a ka kuptim që Edi Rama dhe Ilir Meta te numërojnë votat kundër tyre? Kjo ska asnjë kuptim dhe do bëj gjithshka që të mos ndodhë. Rilindja di të numërojë paratë por jo votat dhe ka ardhur koha të dorëzojë numëruesit tek opozita e re parlamentare. LIBRA do kërkojë zyrtarisht të jetë pjesë e administrimit zgjedhor.