Mbrëmjen e së hënës, në Angli, në qytetin e Manchesterit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Mediat britanike shkruajnë se shpërthimi ndodhi në “Manchester Arena”, ku ishte duke u mbajtur koncerti i këngëtares amerikane Ariana Grande. Ndërkohë nga shpërthimi janë raportuar 22 viktima të konfirmuara dhe mbi 50 persona të lënduar.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që autoritetet vendase po shytojnë mbi dyshimet e një sulmi terrorist.
“Të gjithë filluan të vrapojnë dhe të ulërasin. Në tokë shikoje telefona dhe sende personale të njerëzve, të cilët ishin të frikësuar dhe duke qarë”, tregoi një dëshmitar okular.
Policia vendase bën thirrje që njerëzit të qëndrojnë sa më larg vendit të ngjarjes, ndërkohë që është mbyllur edhe stacioni i metrosë, Manchester Victoria, që ndodhet shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.