Shqetësimet greke, shkaktojnë rënie të monedhës euro

Ekonomi

Shqetësimet në lidhje me situatën që po përfshin Greqinë, Italinë dhe Bankën Qendrore Europiane e mbajtën monedhën euro nën presion gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Monedha euro ra me 0.45 për qind dhe u këmbye me 1.1114 euro për dollarë amerikanë. Dollari amerikan ra me 0.4 për qind kundrejt jenit. Ai u këmbye me 110.88 dollarë amerikanë për jen. Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit avancoi me 0.3 për qind në 97.751 .DXY. Sterlina ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 1.2809 sterlina për dollarë amerikanë.