Helmohen 8 punonjës të një fabrike në Krujë, me urgjencë në spital

984

Tetë punonjës të fabrikës së këpucëve në Krujë, dyshohet se janë helmuar nga lëndët e përdorura gjatë procesit të punës.

Sipas burimeve policore, ata janë dërguar në Urgjencën e Krujës me simptomat e vjelljes, marrje mendsh etj.

Gjithashtu bëhet e ditur se problemet u shfaqën në orën 8 kur u paraqitën në punë. 8 të helmuarit janë punonjës të një fabrike këpucësh në Bubq.

Burimet policore kanë shtuar se punonjësit e fabrikës po marrin trajtim mjekësor, ndërsa sipas mjekëve shkak i helmimit dyshohen substancat tretëse ne fabrikë.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: