72 orë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, edhe të dënuarit në vendet e vuajtjes së dënimeve po kërkojnë në gjykatë të drejtën për votuar. Sipas burimeve nga gjykatat mbi 40 kërkesa janë regjistruar nga institucionet e vuajtjes së dënimit në vend. Mes tyre bie në sy emrat e ish deputetit kristian demokrat Mark Frroku i denuar me 7 vjetë heqje lirie për fshehje të pasurisë, pastrim i produkteve të veprës penale dhe ndërtim i paligjshëm. Një tjetër emër është ai i Dritan Dajtit i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve. Kërkesat pritet të shqyrtohen në datën 24 qershor, një ditë para procesit të votimit.