122 shtete të botës kërkojnë ndalimin e armatimit bërthamor

Bota

122 shtete të botës miratuan marrëveshjen e parë në historinë botërore, me të cilën ndalohet armatimi bërthamor, pavarësisht bojkotit të të gjitha fuqive aktuale bërthamore.

Votimi u shpall nga presidentja e konferencës së Kombeve të Bashkuara, Elein Uajt Gomez, e cila ka drejtuar negociatat e gjata për këtë marrëveshje. Shpallja e votimit u pasua me duartrokitje. “Ia dolëm të mbjellim farat e para të botës së lirë nga armatimi berthamor”, tha zonja Gomez. “Bota ka pritur 70 vjet për këtë normë juridike që kur u përdorën për herë të parë këto armë në Hiroshima dhe Nagasaki”, tha ajo. Mirëpo asnjë nga nëntë vendet me armatim berthamor, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Kina, Franca, India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli, nuk e kanë mbështetur këtë marrrveshje. Në një deklaratë të përbashkët, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës në Kombet e Bashkuara, thanë se marrëveshje nuk i merr parasysh realitetet në mjedisin ndërkombëtar të sigurisë.