Gjatë samitit në Trieste, Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Kryeministri Rama publikoi në “Facebook” momente nga takimi, ndërsa shkroi:
“Në Trieste me Presidentin Emmanuel Macron, për Europën që duam, rajonin tonë si pjesë e saj dhe rrugën europiane të Shqipërisë ku po përgatisim një mandat reformash e negociatash me Bashkimin Europian”.
Në këtë samit, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Europian firmosën një marrëveshje historik ekonomike, e cila do t’i hapë rrugën krijimit të një tregu të përbashkët në rajon.