FSHF ka prezantuar sot ne mesditë trajnerin ri ti të kombëtares kuqezi, Christian Panucci.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit ish-mbrojtësi me një karrierë të suksesshme ka thënë: “Falënderoj federatën dhe presidentin që më besuan këtë detyrë. Objektivi i vetëm tashmë është kualifikimi në Euro 2020 edhe pse do të jetë shumë e vështirë. De Biasi ka bërë një punë të jashtëzakonshme këtu. Kam një përgjegjësi të madhe përpara. Kemi një skuadër të mirë për momentin. ”
Ndërsa Duka u shpeh: “Panucci është një emër i njohur në futbollin evropian. Do punojmë së bashku që të kualifikohemi përsëri për në Evropian”
Më herët Panucci ka qenë asistent i Fabio Capellos në kombëtaren Ruse në vitet 2010-12, ndërsa më vonë ka drejtuar ekipet e Livrono dhe Ternana. Panucci ka një karrierë mjaft të suksesshme si futbollist, ku ka qenë pjesë e klubeve si Inter, Milan, Real Madrid, Monaco, Chelsea dhe Roma.