Sulejman ABAZI /
Europa e “komisionerëve” po vdes dhe po shkon drejt thërrmimit. Nëse doni të kuptoni se çfarë do të ndodh në Europe dhe në BE, vini veshin çfarë deklaron Merkel.
Mos u ngatërroni në deklarata komisionerësh bytheç, që nuk dinë ku kanë bythët e tyre dhe ecin sipas mëndësive të vëndeve nga vijnë.
Këtu ka një gjë shumë të qartë.
Janë objektivat gjeostrategjik të SHBA-ve dhe përplasja e tyre me objektivat e BE-së dhe ato ruse, ato që vulosin gjithçka edhe në Europe edhe në Ballkan.
Dhe sigurisht këtu fiton më i forti.
Shkurt, nëse SHBA-të harxhuan miliarda për ta shpërbëre këtë ish-Jugosllavi, ku guxon një bytheç si Han të dalë kundër dhe të na krijojë një “Jugosllavi te Re”. Bëjëni mëndjen top, Ballkani do të qetësohet kur të formatohet një Shqipëri me kufijte e saj natyral dhe një Serbi me territoret me popullsi serbe.
Po ju parashtroj disa pyetje:
- Pse Kosova nuk bashkohet me Shqipërinë, nuk do vet Kosova, nuk do Amerika apo nuk do BE-ja?
- Pse Maqedonia nuk ndahet, por do të shqiptarizohet dhe demokratizohet?
- Pse Mali i Zi u fut në NATO dhe pse pranoi të krijojë komunën e tretë shqiptare [më vonë do të krijohet edhe një e katërt]?
- Pse Bullgaria ra dakort me Maqedoninë për gjuhën dhe Kishën? Pas Greqia pranon për ndryshimin e emrit të propozuar për Maqedoninë?
- Pse është hapur luftë frontale në vëndet e Ballkanit Perëndimor kundër ndikimit rus?
- Cila është e ardhmja e BE-së, kjo që shihet sot që po e con në therrmim, apo ndonjë opsion tjetër politik që e çon në stabilitet?
- A mund të ecë përpara BE-ja duke ruajtur akoma kufijtë politike brenda saj të Luftës së Dytë Botërore, kur kanë kaluar 75 vjet?
- Pse po ngrihen zërat për shqiptarizimin e Sanxhakut?
- Pse Shqipëria u pranua në NATO dhe s’ka për t’u pranuar në BE?
- Pse SHBA-të në trojet Shqiptare sot kanë bazën më të fuqishme ushtarake të emërtuar Bon Still?
- Pse detyra e kujdesit për Ballkanin nga SHBA-te i është besuar Gjermanisë?
- A nuk jemi ne ata që ndonjëherë i quajmë Ramën dhe Vuçiçin djemtë e mirë të Merkelit?
- Cili është roli i diktuar dhe i kontrolluar i Turqisë drejt Ballkanit Perëndimor?
- Në fund të fundit, cili është trari i ekuilibrit dhe kontrollit të fuqisë në Ballkan dhe kush e kontrollon dhe e mban këtë tra gjeopolitik, SHBA-të apo BE-ja e komisionerëve?!
- Cila është gjeopolitika e shteteve ballkanike sot, në raport me objektivat gjeostrategjike të SHBA-ve?
Ka dhe shumë pyetje të tjera për këtë çështje.
Me jepni ju lutem përgjitjet e këtyre pyetjeve, dhe pastaj më bindni edhe mua që paska fuqi ky farë Hani të krijojë “Jugosllavine e Re”.
Broçkulla.
SHBA-të një objektiv apo synim do ta realizojne në çdo kohë, sepse duan ta realizojnë.