Këto janë pesë emrat në listën Nimetz për Shkupin ( Makedonia)

Aktualitet

Pesë emra dyshohet se janë paraqitur në Nju Jork nga Methju Nimetz të mërkurën me negociatorët e Greqisë dhe IRJM-së. Sipas informatave të mbledhura nga e përditëshmja “Vima”, të cilat publikohen (tërësisht ose pjesërisht) në faqen e internetit të Maqedonisë “www.MKD.mk”, emrat janë në sllav dhe janë si në vijim:

Republika Nova Makedonija

Republika Severna Makedonija

Republika Gorna Makedonija

Republika Vardarska Makedonija

Republika Makedonija (Shkup)

I dërguari personal i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së thotë se përdorimi i emrit duhe të zbatohet ndërkombëtarisht për të dy organizatat ndërkombëtare dhe marrëdhëniet dypalëshe të vendit./in.gr/