Shpetim Zinxhiria/
Pak ditë më parë kryeministri Rama dha një leksion për emigracionin shqiptar, duke krahasuar braktisjen e vendit nga shqiptarët njellojë me atë të Kroacisë, duke treguar edhe njëhere se sa pa i qartë është qeveria e tij kur ka përball këtë plagë që ende pikon gjak.
Ai e pershkroi këtë problem si një paradë në vend të autokritikës, duke injoruar mediat shqiptare apo analistet perkates e kesaj fushe, ministrin e emigracionit dhe si ciceron paraqiti nje tabllo tjetër, ne vend që të merrej me temat e hapura të nxehta të diskutimit pothuajse të gjithë fqinjët.
Do te ishte e mira qe ne kete leksion kryeministri duhej te ishte pergatitur me te dhena faktike grafike, duke i hedhur nje sy publikimeve te mediave vendase por edhe atyre të huaj, studimeve te ndryshme ku dhe numri i shqiptareve ka qene më i madh, dhe jo te servir emigracionin në perqindje. Të flasësh për këtë problem serioz e të mbash leksion ne prani te disa të huajve, i pa përgatitur ose të luash me dashje rolin e një mashtruesi është një budallëk dhe përbën një krim moralo-politk…
Jo me pak se një vit, në muajt e veres se 2017, Shqipëria u bë një problem për mbarë Evropën për mijra azilkerkues shqiptar aq sa detyrojë që ministrat e BE (Ministri i Punëve të Brendshme Gérard Collomb) Në prill 2017, Ministri i Punëve të Jashtme Bert Koenders ka vizituar Tiranën për të shprehur shqetësimet e tij rreth emigracionit në rritje.
Por kjo nuk ka përse të mos prekej dhe të anashkalohej qëllimisht nga kryeministri emigracioni ilegal shqiptar ilegal në Greqim ku dhe numri eshte me i madh se ne çdo vend jetër. Mbi të gjitha nuk preku fare përse forcat nderkombëtare FRONTEKS do te ruajnë kufirin shqiptar, kjo konfirmuar nga vete komisioneri i BE për Emigracionin nga z. Avramopoulos, që më 12 shkurt të 2018) theksoi “Marrëveshja midis Shqipërisë dhe Gardës Kufitare Europiane dhe Rojës Bregdetare do të sigurojë menaxhim më të mirë të emigracionit të paligjshëm për të mirën e përbashkët të Shqipërisë dhe BE. Nënshkrimi formal i marrëveshjes do të bëhet në një datë të mëvonshme, kur të dyja procedurat ligjore të përfundohen nga të dy palët. Kjo marrëveshje siguron menaxhim më efektiv të emigracionit të parregullt, në interesin e përbashkët të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Është një marrëveshje model dhe shpresojmë se së shpejti do të përfundojmë marrëveshje të ngjashme, të cilat aktualisht janë në negociata.”
Statistikat zyrtare qe vijne nga vendi fqinje tregojne se gjate qeverisjes Rama, polica helene dhe rojet kufitare kanë ndaluar 72. 863 shqiptarë ilegal. Tabela e mëposhtme tregon arrestimet dhe ndalimet e shqiptarëve ilegal.
Ne Greqi sipas njoftimeve te policise greke per hyrrje te paligjshme jane ndaluar si me poshte:
– 2013 jane ndaluar 15.389
– 2014 jane ndaluar 16.751
– 2015 jane ndaluar 16.910
– 2016 jane ndaluar 11.333
– 2017 jane ndaluar 12.488
Ne tre vitet e fundit 2015-2017 Greqia ka rikthyer ne Shqiperi 31.174 emigrantë illegal, sipas njoftimit te policise helene.
Të harosh shqetësimin e BE për emigrantët ilegalë shqiptarë brenda një periudhe të shkurtër 7-mujor dhe të krahasosh emigrimin klandestin me ate te Kroasisë, lëvizjen e lirë të emigrimit brenda familjes evropiane është një keqinformim ose një padituri që dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
Sa për kujtesë, që nga viti 2015, Shqipëria është bërë padyshim në vëmendjen e vëmendjes ndërkombëtare si një nga vendet me origjinë ballkanike të emigrimit legal dhe të paligjshëm në Evropën Perëndimore dhe veçanërisht në Gjermani. Në atë kohë thuajse 40 përqind e të gjithë azilkërkuesve të regjistruar në Gjermani erdhën nga Ballkani, ku Shqipëria dhe Kosova mbajnë vendin e dytë dhe të tretë pas emigrantëve nga Siria.
Kryeministri nuk tha që shqiptarët tani përbëjnë një nga grupet më të mëdha të imigrantëve të paligjshëm në Britani të Madhe, aq sa çdo muaj shfaqet një operacion i ri kontrabandues që përfshin burra, gra dhe fëmijë nga Shqipëria, duke anashkaluar raportin e fundit nga agjensia evropiane e kufirit Frontex ku thekson : “Se një numër rekord i shqiptarëve janë ndaluar në aeroportet e BE, ndërsa kërkojnë të arrijnë vendet jo-Shengen. Numri i personave që synonin të hyjnë në Britani të Madhe me dokumente mashtruese u rritën ndjeshëm (+ 70%) krahasuar me vitin 2014. Zyrtarisht, Mbretëria e Bashkuar është shtëpia e rreth 20,000 shqiptarëve”
Atë ditë që kryeministri fliste me mburrje për historinë e emigracionit shqiptar, në Francë ndodhen rreth 8.000 shqiptar ilegal ne shprese te azilit, por atë ditë Franca njoftonte për kthimin e 180 shqiptarëve, ndërsa burimet zyrtare japin te dhëna të tjera për shqiptarët në Evropë brenda nje periudhe 24 mujore.
Qytetarët shqiptarë te kapur nga policia në vendet e BE-së për vitin 2013 ishin 27,035 dhe për 2014 u ndaluan edhe 30,430 te tjerë. U është refuzuar hyrja në BE , për vitin 2013 ishin 12,980 , ndërsa për 2014 ishin 14,275. U janë kërkuar të largohen nga BE, për vitin 2013 ishin 20,725 dhe për vitin 2014 ishin 29,665
Te ndalosh me një fjalë goje dhe ta krahasosh emigrimin shqiptar me atë kroat duhet më parë që qeveria me në krye Ramën të kuptojnë më në fund se shqiptaret nuk ikin nga qejfi, por për të braktisur vendin e tyre janë papunësia e lartë, të ardhura të ulëta, të cilat në shumë raste janë më të ulëta se përfitimet sociale në Gjermani, mungesa e besimit në institucionet shtetërore që perceptohen të korruptuara dhe joefikase, ndjeu mungesën e perspektivave të punës…
Të harosh thirrjet e ambasadorëve të Hollandës, Gjermanisë dhe Francës me mesazhin se kërkimi i azilit në ato vende nuk do të ofrojë zgjidhje, pasi asnjë kërkesë nuk pranohet, dhe te mundohesh ta krahasosh këtë shqetësim historinë e emigrimit shqiptar, për mua është një FAKE News i etiketuar “Made in Albania”.
Kryeministri nuk foli për mungesën që nga viti 2000 e një strategjie kombëtare ndërsektoriale mbi migracionin që sot mbetet një çështje shqetësuese, për të integruar çështjet e migracionit në disa strategji të sektorit kombëtar, duke përfshirë: (mbrojtjen dhe përfshirjen sociale, punësimin, biznesin dhe zhvillimin, por dhe menaxhimi i integruar i kufirit dhe lufta kundër trafikimit njerëzor, prodhuan rezultate të kufizuara.
Ndertimi i një Strategjie për migracionin duhet të adresojnë çështjen e informacionit më të mirë dhe më të përshtatshëm mbi mundësitë e migracionit dhe mënyrat zyrtare të migrimit, duke pasur parasysh se ekziston një hendek në komunikimin ndërmjet institucioneve dhe individëve në Shqipëri, është e nevojshme. Kryeministri Rama duhej te prekte ketë strategji për te cilën Evropa është ende në pritje nga nje vend kandidat qe pret te trokase ne familjen e madhe evropiane…