Politika shqiptare është ngritur në këmbë pas sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala. I pari që regoi dhe dënoi ashpër këtë sulm ishte kryeministri i vendit, Edi Rama.
Kryeminstri ka thënë se kjo ngjarje është e patolerueshme dhe se ndodhet pranë gazetares.
Pas tij i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Në fjalën e tij për mediat Basha u shpreh se plumbat kanë hyrë në dhomën ku flinin vajzat e gazetares, ndërsa Edi Rama sot duhet të heshtë dhe të urdhërojë sa më shpejt zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Më pas ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili e ka inuroajuar që të mos trembet dhe të vazhdojë në misionin e saj.
Po ashtu edhe Kreu i Grupit parlametar të LSI-së Petrit Vasili kla reaguar nëprmjet një statusi në ‘Facebook’. Vasili ka shkruar se kjo është një ditë e keqe për të gjithë dhe liria e medias gjendet nën atak frontal nga krimi i organizuar qe tashme ka uzurpuar qeverinë.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit:
“Me Klodiana Lalen jane te gjithe shqiptaret,por jo kriminelet ne pushtet dhe ne rruge.
Dite e keqe per lirine e gjithsecilit nga ne.
Klodiana Lala profesioniste me integritet e medias sulmohet.
Liria e medias gjendet nen atak frontal nga krimi i organizuar qe tashme ka uzurpuar qeverine.
Propaganda e piset e qeverise hesht.
Po pse duhet te flase?
Qeveria eshte e lumtur qe dhuna kriminale ndaj medias eshte e hapur dhe e eger.
Shqiperia dhe demokracia eshte goditur ne zemer.
Klodiana Lala sot nuk eshte vetem, me te jane bashke te gjithe shqiptaret.”
Gjithashtu nuk ka munguar as reagimi i deputetit Shezai Rrokaj. Deputeti ka thën se e dënon këtë akt mafioz, duke i shprehur gjithë solidaritetin e mbështetjen gazetares Klodiana Lala si dhe vlerësimin për punën saj plot pasion e përkushtim në çështjet investigative, sidomos ato që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.
Më tutjei ka bërë apel Policisë dhe Prokurorisë të zbulojnë kërcënuesit dhe t’i vënë para drejtësisë.
Statusi i plotë:
“Plot 10 plumba në banesën ku ishin prindërit dhe vëllai i saj. Dënoj me forcë këtë akt mafioz, duke i shprehur gjithë solidaritetin e mbështetjen time gazetares Klodiana Lala si dhe vlerësimin për punën saj plot pasion e përkushtim në çështjet investigative, sidomos ato që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.
I bëj apel Policisë dhe Prokurorisë të zbulojnë kërcënuesit dhe t’i vënë para drejtësisë. Kërcënimi me synim intimidimin e gazetarit është goditje në asht e demokracisë, duke vënë nën shënjestër lirinë e medias dhe të shtypit. Kjo është një kambanë alarmi për politikën, për organet ligjzbatuese, për gjithë shoqërinë. Krimi i organizuar ndihet i mbrojtur, më i fortë dhe më i sigurtë se kurrë, ndaj dhe guxon e godet mbi mbrojtësit e demokracisë, gazetarët.
Si të mos mjaftojë shigjetimi dhe sulmi i vazhdueshëm ndaj gazetarëve dhe mediave, të cilësuara si “kazan” nga Kryeministri, ngjarja e sotme e rëndon edhe më tej panoramën. Paolo Borsellino ka thënë se mafia dhe shteti janë në të njëjtin terren. Problemi është nëse ata po e luftojnë njëri-tjetrin apo po e mbrojnë njëri-tjetrin. Ky rast, si shumë të tjerë, tregon se Qeveria aktuale është marrë peng dhe se nuk mundet dhe nuk e ka forcën goditëse ndaj tij.”
(Faxweb.al)