Bosnje: 19,500 emigrantë kanë hyrë që nga fillimi i vitit 2018

Rajoni

19.500 emigrantë të regjistruar kanë hyrë në Bosnje që nga fillimi i vitit 2018. Gjatë të njëjtës periudhë, policia kufitare bllokoi qasjen e 13,000 të huajve.

19.500 emigrantë të raportuar kanë kaluar në Bosnje që nga fillimi i vitit deri ne 20 tetor, ndërkohë që policia kufitare ndaloi hyrjen ilegale të 13.000 njerëzve të tjerë, tha për televizionin N1, zëvendësministri i sigurisë, Marijan Baotiç. Baotiç, duke theksuar se nuk është e mundur të verifikohet numri i saktë i emigrantëve të pranishëm në Bosnje pasi është e vështirë të përcaktohet se sa ishin në gjendje të largoheshin nga Bosnja për Kroacinë, në mënyrë që të vazhdonin udhëtimin e tyre në Evropën Perëndimore.

Zona më e prekur nga ardhja e emigrantëve është në veriperëndim të vendit, në veçanti në rajonin Bihac, Velika Kladusa dhe Cazin, ku vetëm pak migrantë janë pritur në qendrat e improvizuara të pritjes, ndërsa shumë prej tyre kanë gjetur strehim në shtëpi private ose janë i pastrehë. Problemi kryesor për autoritetet boshnjake, tha zëvendësministri, është se autoritetet në Serbi dhe Mal të Zi lejojnë emigrantët të kalojnë në Bosnje dhe në përgjithësi refuzojnë të zbatojnë marrëveshjen e ripranimit.