Dy objekte të veçantë i janë shtuar koleksionit të Muzeut Etnografik. Objektet në fjalë janë kallëpe që kanë shërbyer për realizimin e paftave të mesit në kostumet tradicionale të grave të punuara nga Andrea Thanas Plaku.
Këto objekte plotësojn atelierin e mjeshtrit argjendar duke na dhënë mundësinë të kuptojme menyrën se si procedonin mjeshtrit për realizimin e paftave të brezit me teknikën e rrahjes në fletë metali, kryesisht në argjend.
Argjendarët i kushtonin interes veçanërisht paftave të mesit si një element të rendesishëm per zbukurimin e veshjeve të grave në kostumet tradicionale. Këto janë stoli që përdoreshin në veshjet e nusërisë apo në veshjet festive. Klishetë tona (realizim në negativ te paftës) duhet të jenë punuar për të përfituar një pjesë të punës kryesisht për produktin seri, jo për porosi të vecanta.
Fortesia e metalit i jepnin mundesi argjendarit të perfitonte vizatimin e zbukurimores që do të realizonin dhe përpunimin në formë të përgjithshme. Objektet të punuara nga argjendari Andrea Thanas Plaku ju dhuruan Muzeut Etnografik nga Z. Agron Dingo – restaurator, ish specialist i DRKK – së që prej shume vitesh jeton e punon në Athinë të cilin e falenderojmë jo vetëm për dhurimin e këtyre dy objekteve por për të gjithë kontributin e tij të rëndësishëm si restaurator, kërkues në fushën e trashëgimisë e si piktor i talentuar