“Marrëdhënia ime me Erdogan bazohet në ndershmëri, megjithëse u provua në momente të vështira”, ka theksuar kryeministri grek për të përditëshmen Anadolu.
Sot ne pasdite, në orën 16:45 në “pallatin” e presidentit turk do te mbahet takimi Tsipra-Erdogan
Kryeministri grek Alexis Tsipras arrin sot në Ankara për një vizitë dy ditore me axhendë të gjerë në kontekstin e “nevojës për të ndërtuar një marrëdhënie reciprokisht të dobishme”. Ka theksuar ai në intervistën që i dha agjensisë turke të lajmeve Anatoli, në funksion të vizitës së tij dy-ditore.
Është e qartë, pra, se kryeministri grek ka përgatitur një axhentë të dukshme pajtuese, për të harruar duket vizitën dështuar e presidentit turk në Athinë dhe Traki në 2017. Ndërsa sot ne mbrëmje në këtë takim qëllimi i Athinës është për të mbajtur kanalet e komunikimit të hapur dhe me tensione të ulët, pasi edhe problemet janë të shumta, theksojne mediat greke.
Tensioni të vazhdueshëm, me arrestimin e dy ushtarakëve në kufirin Evros greke veshtirëson akoma më shumë situatën, duke mos lenë pas kërcënimin e vazhdueshëm mbi detin Egje.
Lidhur me takimin e sotëm, disa orë para takimit të dy liderëve, zëdhënësi i presidentit Ibrahim Kalin, u tha gazetarëve se në mesin e çështjeve që do të diskutohen janë “minoritet turk” në Thrakë dhe “ishujt” – një referencë që ka të bëjë me politikën e mosmarrëveshjeve e sovranitetit grek që Turqia ka për vite në Egjeun lindor.
Sipas protokollit , në orën 16:00 kryeministri Tsipras do te shkojë në Pallatin Presidencial dhe do të takohetme Zëvendës Kryetarin e Turqisë, Fuat Oktay, ndërsa në orën do të takohet me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe më pas do të vazhdojnë bisedimet me qeverinë turke. Në orën 18:50 do të ketë deklarata nga Kryeministri grek dhe Presidenti i Republikës së Turqisë për përfaqësuesit e shtypit. Takimi për ditën e sotme mbyllet në orën 19:30 me një darkë të shtruar nga Presidenti i Republikës së Turqisë në nder të Kryeministrit grek.