Bën gafa diplomatike në Kosovë, por emërohet këshilltare për dipmomaci nga Ministri kosovar i Tiranës

Politika

Ish këshilltarja e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Bukurije Gjonbalaj, pra tre vjetëve i shkruante Vatikanit zyrtar, për krijimin e një grupi parlamentar miqësie me Kosovën, të paktën siç shkruan Insajderi që paska siguruar edhe përgjigjen zyrtare që Vatikani i ka kthyer Gjonbalajt, duke i thënë se ky shtet specifik nuk ka fare parlament.

Mungesën e institucionit të parlamentit në Vatikan, besojmë e dinë pjesa më e madhe e qytetarëve të zakoshëm të Kosovës dhe Shqiperisë, por sipas Insajderit zonjës Gjonabalaj duhet t’ja mësonte Nunsi Apostolic me një letër më 28 shtator 2016.

“Vatikani nuk ka parlament”, i përgjigjet Apostolic, Gjonbalaj pas letrës me të cilën ajo i kishte kërkuar krijimin e një grupi parlamentar miqesie parlamentare midis dy shteteve.

Gjonbalaj ka qenë ambasadore në Itali deri në gusht të vitit 2016, kur aty ishte emëruar ambasadore e Kosovës në Itali edhe Alma Lama që është nga Shqipëria dhe që duket se vetëm për këtë “mëkat” të origjinës së saj, nga Prishtina dhe kabineti i Hashim Thaçit e kanë “shkarkuar”.

Po çdodh për ëudinë e çdokujt që lexon diplomacinë e shqiptare pa interesa partiake apo klanore?

Gjonbalaj tashmë është emëruar këshilltare në Ministrinë për Evropën dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, në krye të së cilës është është ministri Gent Cakaj. Sigurisht askush nuk sugjeron hakmarrje lokale, por duhen thjesht standarde për t’u prezantuar tek të huajt me nivelin e duhur fisnik e diplomatik.

Ish gazetarja Alma Lama ka demostruar përgjegjshmëri si në profesionin e gazetarit, të politikanit ashtu edhe të diplomatit, e për këtë çfarë bëjnë autoritet në Prishtine?

E shkarkojnë në mënyrë arbitrare dhe sipas informacionit që disponon Perqasje.com, znj. Lama do e ndjek në rruge ligjore të drejtën e saj dhe turpi do i mbetet Prishtinës. Por çfarë bën Tirana për të krijuar ekuilibrat e duhur midis dy shoqërive shqiptare? Në vend që t’i dalë në mbrojtje znj. Lama, ajo emëron zonjën Gjonbalaj që bën gafa të “trasha diplomatike”, si këshilltare pranë Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme.

Falini o Zot se nuk dinë çka bëjnë dhe se sigurisht për këto veprime të padrejta do paguajnë me votë…