SHBA: Më 8 nëntor hap kufijtë për të vaksinuarit

Bota

Më 8 Nëntor, kufijtë e Shteteve të Bashkuara hapen për udhëtarët që janë plotësisht të vaksinuar si për udhëtimet ajrore ndërkombëtare ashtu edhe ato tokësore.

Ndalimi i udhëtimit ka qenë në fuqi për më shumë se 18 muaj dhe tani është hequr për udhëtarët në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Zëdhënësi i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Munoz shkroi në Twitter datën.

Ata që duan të udhëtojnë në SHBA duhet të kenë bërë të dyja dozat e vaksinës, por gjithashtu të kenë një test negativ të 3 ditëve të fundit.