Pak ditë më parë kishte bërë një incident në një piceri ne Keratsini në Pire dhe nga ajo ditë mbahej në paraburgim në komisariat të policisë.
Punonjësit e policisë së komisariatit Drapetsona-Keratsini në Pire u përball me një imazh tronditës, me një grua shtetase ruse që u gjend varur.
Ngjarja tragjike ka ndodhur disa ditë më parë, kur personat e policsë kanë hyrë në qendrën e paraburgimit të komisariatit dhe kanë parë gruan fatkeqe, e cila ishte varur me xhaketën e saj në kangjellat.
Policia ka nisur menjëherë lirimin e saj dhe ka thirrur ambulancën e EKAB-it për t’i dhënë ndihmën e parë, por ishte vonë.
Gruaja që ka kryer vetëvarje është dërguar në polici pas një incidenti që shkaktoi në një piceri në Keratsini. Të paraburgosurat e saj, sipas informacioneve, ka thënë se gjatë gjithë orëve që ka qenë në paraburgim ka qenë vetëm dhe nuk fliste.
Vajza e gruas fatkeqe që u kontrollua nga policia tha se nena e saj ishte e alkoolizuar. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e çuan atë në vetëvrasje.
Burimi: Policenews.gr