Skandal: Shqiptarët në Greqi paguajnë pasaportën shqiptare PESË herë më shtrenjtë se në Evropë?

Emigracioni

Po sa paguajnë emigrantët shqiptarë në Greqi një pashaportë shqiptare në krahasime me vendet e tjera në BE?

Nga verifikimet e bera na del se emigrantët shqiptarë paguajnë shumë here më shtrenjtë se disa vende dhe më shtrenjtë se çdo vend në Evropë.
Konkretisht:
Shqiptarët e paguajnë pasaportën 7 herë më shumë se Bullgari, 6 herë më shtrenjtë se Suedia, 5 here më shtrenjtë se Spanja dhe Polonia, 3 herë shrenjtë se Qipro, 2 herë më shtrenjtë se Austria Belgjika dhe Rusia e etj.
Kjo pasaportë shqiptare monopol i shtetit, sot falë kompanisë francezë ALEAT janë 5 herë më të shtrejta se në Europë, dhe ndryshe nga Shqipëria ato janë monopol i shtetit, ndërsa në Shqipëri kompania ALEAT i rrjep emigrantët me çmime nga më të larta.
Më në fund edhe pse jemi një nga vendet më të varfëra, sot jemi kampion në Ballkan dhe në Europë duke zënë vendin e parë përsa i përket çmimit të pashaportës shqiptare. Skandale të tilla kurriz të emigrantëve nuk kanë të sosur, ata shihen nga kjo kompani si një rubinetë çezme. Një gjë është e vertetë edhe pse jemi një nga vendet më të varfëra në rajon, vlera e çmimit të pasaportave I kemi nga më të shtrenjtatnë rajon
Po sa kushton një pashaportë shqiptare nëse emigrantët do e marrin në Greqi?
Pashaporta kushton 130 euro dhe 12 euro karta e identitetit, kësaj shume duhet ti shtohet edhe 2.5 euro shërbimi bankar, si dhe 6.7 euro shërbimi postar dhe shuma që emigrantët duhet të paguajnë për 1 pasaportë kap shifrën 154 ero.
Lidhur me këtë problem një shqetësim është se nje kompani private ka hapur nje zyre përballë ambasadës sonë në Athinë, ku u për një aplikim pasaportë u marrin emigranteve nga 10 euro, duke e cuar atë në kuotën e 164 euro.
Duke u hedhur një sy shifrave që paguhen për këto pashaporta në disa vende të Rajonit, shikojmë se ato variojnë si më poshtë:
Greqi 83 euro për pashaportë dhe letërnjoftimi falas
Itali 83 €
Belgjikë, Zvicër 126€
Angli 144£.
Austria 72€ ,
Belgjika 65€,
Bullgaria 19,8€ ,
Qipro 54€ ,
Danimarka 81€ ,
Franca 81€ ,
Gjermania 59€ ,
Polonia 31€ ,
Portugalia 54€ ,
Rusia 69€ ,
Spanja 29€ ,
Suedia 27€ ,
Anglia 84€ ,
Rumania 58€ .
Këto fakte plotësojnë bindshëm mendimin e emigrantit se kompania private e shfrytëzon atë dhe nuk është një aludim. Të mos harrojmë që çmimi i pashaportës shqiptare varet edhe nga largësia e shteteve dhe çmimet për këto vende janë edhe më të shtrenjta. Madje për ata që e duan me shpejtë, çmimet dyfishohen. Duhet pranuar edhe një fakt , që Shqipëria është i vetmi vend ku pasaporta, pjesë e simbolit dhe identitetit kombëtar, i është dhënë për menaxhim një kompanie private, pavarësisht se brenda saj ka të dhëna konfidenciale, sikurse janë të dhënat personale dhe shenjat e gishtrinjve. Dhe policia jonë duhet të bëjë pagesa të veçanta tek koncesionari i huaj për të marë të dhëna në raste kur i nevojiten identifikimi i gjurmëve të gishtërinjve.
Skandali tjetër është se për te berë një kartë idenditeti duhet te udhetosh 1500 km nga Greqia ne Shqipëri, pasi kushti eshte qe duhet bere bashke me pasaporten ne Greqi. Një çmënduri alla-shqiptarçe me vulën e kompanisë Aleat.