Sipas informacioneve të fundit të tempo24.news, 57-vjeçari është strukur brenda shtëpisë së tij dhe nuk pranon të dorëzohet tek autoritetet.(ne foto)
Zona është rrethuar nga forca shumë të forta policie.
Të njëjtat informacione të tempo24.news bëjnë me dije se 57-vjeçari mund të jetë i armatosur, ndërsa po shqyrtohet mënyra e ndërhyrjes së Policisë.
Një operacion i gjerë i Policisë greke është zhvilluar në Andravidë me qëllim gjetjen dhe arrestimin e pronarit të shtëpisë ku banonte familja e vrarë nga pronari grek.
Sipas informacioneve të tempo24.news, njeriu i shpallur në kërkim nga autoritetet që në momentin e parë, për të dëshmuar, është paraqitur në shtëpinë e tij, mbrëmjen e së premtes vonë.
Policia kishte ardhur shumë pranë gjurmëve të tij por ai mbeti i zhdukur.
Në pikë ndodhet një forcë e fortë e policisë, e cila ka rrethuar godinën dhe ka bllokuar të gjithë bllokun e ndërtimit.