Zbulimet për presidentin rus Vladimir Putin janë bërë nga George Papandreu.
ATHINË / Duke folur në radio SKAI, ai zbuloi se kur vizitoi Moskën në vitin 2010 si kryeministër për të kërkuar ndihmë financiare nga Rusia, Putin nuk iu përgjigj, ndërsa në të njëjtën kohë i kërkoi Greqisë të blinte armë nga Rusia.
Ish-kryeministri theksoi se Putini, pas 22 vitesh në pushtet, ka mbivlerësuar pikat e tij të forta dhe tani po përpiqet të shfrytëzojë të gjitha dobësitë e Perëndimit dhe BE-së. Ai theksoi se Perëndimi duhet të përpiqet të përfitojë nga Kina dhe ta përdorë atë për presion ndaj Putinit që të largohet nga Ukraina