Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë online me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Fokus i bisedës thekson ai ishte krijimi i një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur.
“Bashkëpunimi ynë përmes Ballkanit të Hapur është konkret, për një rajon të fortë ekonomik, gati për anëtarësim në BE. Nëpërmjet grupeve të përbashkëta të punës, ne së bashku do të kapërcejmë vështirësitë e furnizimit me ushqim dhe energji dhe zjarret e mundshme në të tre vendet këtë verë. Sot në mëngjes me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama biseduam edhe për krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur”, shkruan Kovaçevski.