Coronavirus /Greqi: 122,230 raste në një javë, 355 vdekje dhe 138, numri i personave të intubuar

Greqi

Të dhënat e paraqitura kanë të bëjnë me raste nga mbikëqyrja epidemiologjike e sëmundjes nga koronavirusi i ri (COVID-19). Të dhënat janë për javën nga 25 korrik 2022 – 31 korrik 2022.

Në javën e referencës, u regjistruan 122,230 raste me COVID-19 (11,716 për milion popullsi: -11% ndryshim javor) nga të cilat riinfeksionet përbëjnë 20% të infeksioneve.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë arrin në 4,474,616, nga të cilët 51,8% janë gra. Numri i pacientëve të intubuar deri në fund të javës raportuese është 138 (65.2% meshkuj) me një moshë mesatare 69 vjeç dhe 92.8% me një sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.

Në javën raportuese, pati 355 vdekje të pacientëve me COVID-19 (34 për milion popullsi),  ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 31,377 vdekje, ku 95.8% kishin një sëmundje themelore dhe / ose mosha 70 vjeç e lart.

Mosha mesatare e rasteve është 38 vjeç, ndërsa mosha mesatare e të vdekurve është 80 vjeç.

Mostrat e testuara: Në javën raportuese, shkalla e pozitivitetit ishte 15.22% nga gjithsej 802.999 teste laboratorike (RT-PCR/Rapid-Ag) me një mesatare shtatëditore prej 114.714 mostrash (-9% ndryshim javor).