Greqi: Dy vite më parë shqiptari vdes në punë, familja dhe shokët e tij kërkojnë drejtësi

Opinion

Luan Pacani /

Një aksident i rënde në punë me pasoje vdekjen dhe një drejtësi e pa vënë në vënd.

Ai po bën 2 vjet që është larguar nga kjo jetë fizikisht, por asnjëherë nga zemrat dhe mëndja e njërëzve të tij të dashur, apo shokëve e miqve që e njihnin atë njëri të mirë. Iku krejt pafajësisht dhe në moshë të re, në atë ditë gushti të vitit 2020, nga një aksident në vendin e punës. Qëndroi 10 ditë në gjëndje kome në Spitalin e Përgjithshëm në Hanja, por nuk mundi të mbijetojë me gjithë përpjekjet e përkushtimin e mjekëve, duke lënë në pikëllim të plotë bashkëshorten dhe dy fëmijët, motrat, vëllezërit, si dhe gjithë të afërmit, shokët e miqtë që e njihnin.

Lindi më16 qershor 1959 në Psarr të Përmetit.

Para viteve 90 ka shërbyer në forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ndërrimi i sistemit ekonomiko shoqëror, vështirësitë e mëdha ekonomike, si dhe ëndrra për një jetë e të ardhme më të mirë e detyruan të emigrojë në ishullin e Kretës në Rethimno.

Punoi një jetë të tërë së bashku me bashkëshorten e tij të mrekullueshme Olimbinë. Lindën, rritën e shkolluan dy fëmije të mirë që Aliu i ëndërronte t’i shihte dhëndërr e nuse. Blenë shtëpinë e tyre, makinë të mire, por ja që ashtu pafajësisht ai iku në botën e ëngjëve.

Ne shoket e miqtë e tij e njihnim si njëri të përsosur që karakterizohej kudo nga maturia ,njërëzillëku dhe dashamirësia në marrëdhëniet me njërezit, duke ju përshtatur çdo situate.

Buzëqeshja e tij e çiltër ishte pasqyrë e shpirtit të tijë të mire, bujar e fisnik. Jo vetëm kaq , por ishte dhe një aktivist i mirë i Komunitetit Shqiptar në Rethimno, për disa vite ishte në Këshillin e emigracionit në bashki (simvulo metanaston).

Ai iku pafajësisht, atje në frontin e punës.

Tashmë dy vjet nga ikja e tij, një drejtësi e pa vënë në vend, një betejë ligjore e familjes së tij ende e pafituar. Eshtë kjo një neglizhence e organeve kompetente që vendosin drejtësinë, apo ndonjë arësye tjeteër, që ish punëdhënësi i tij , një njëri i lidhur fort me pushtetin e qarqet politike dhe një ndër kandidatët e mundshëm për Kryetar Bashkie, ku bën të pamundurën që të mos i hyjë asnjë “gjemb në këmbë”? Ndoshta kjo e dyta, sepse ndryshe do ishte zgjidhur diçka në favor të familjes së të ndjerit.

Zoti Krevaculi, jo vetëm nga ana ligjore, por dhe nga ana morale e njërëzore duhet të mbaje ato premtime që dha para arkivolit të të ndjerit, që unë do jem pranë familjes për çdo ndihmë e problem.

Nuk mjaftoi fshehja e provave në vendin e aksidentit, por duhet të tallet tani me familjarët e të ndjerit. Familja e tij përgjat këtyre dy vjetëve nuk ka kërkuar aspak mëshirë e lëmoshe , por drejtësi e premtime të mbajtura.

Komuniteti Shqiptar në Rethimno, si një organizim i përsosur, duhet ta ngrejë zerin fuqishëm që këto probleme që sjanë të pakta, të marrin zgjidhjen e duhur.

Ne e kujtojmë sot me nderime e respekt njëriun e mirë Ali Saliaj ( Aleks Dhamo )