Janinë: Shqiptarja fshihet në tualetet e autobusit, arrestohet shoferi dhe sekuestrohet mjeti

Greqi

Një burrë me origjinë shqiptare është arrestuar mbrëmjen e djeshme (28-05-2023) në Kalpaki të Janinës, nga punonjës policie të Drejtorisë së Policisë së Pogonit, ndaj të cilit është ngritur një kallëzim penal për shkelje të legjislacionit për të huajt.

Konkretisht, arrestimi u bë kur efektivët e policisë kryen kontroll në autobus në pronësi të një zyre turistike, me linjën Shqipëri-Athinë, me drejtues të akuzuarit, në tualetin e të cilit u gjet e fshehur një grua me origjinë shqiptare, pa dokumentet e nevojshme për hyrjen e saj të ligjshme në vend.

Autobusi u sekuestrua, ndërsa të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Z. Plimmeliodiki të Janinës.