Mbahet seanca në GJKKO për Fredi Belerin, kryebashkiaku i Himarës kërkon lirinë

Politika

Prej orës 10 në Gjykatën e Posaçme të Apelit po zhvillohet seanca për ankimin e masës së sigurisë Arrest me burg për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Mësohet se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk është paraqitur në seancë por përfaqësohet nga avokatët e tij të cilët kërkojnë një masë më të butë sigurie.

Beleri dhe Kokaveshi janë shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes shëndetësore.

Në akimimin e bërë më 25 maj Beleri kërkoi pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.

Sakaq Kokaveshi kërkoi nga GJKKO një masë më të butë sigurie.