Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë dhe të parin në Europë sa i përket rritjes së turizimit, bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Turizimit për tre muajt e parë të këtij viti.
Sipas Rames, në Europë, Shqipëria renditet e para sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën para pandemisë.
“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”– ka shkruar Rama