Selanik: 45-vjeçari shqiptar u dorëzua për vrasjen e 50 -vjeçarit jashtë karburantit

Greqi

Pasi është identifikuar që në çastet e para të vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar që u qëllua pasditen e djeshme jashtë një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut, autori i krimit është dorëzuar në policinë ELAS pasditen e së premtes 14/07/2023

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili është vetëdorëzuar i shoqëruar nga avokati i tij.Siç raporton mediat vendase, burri duket se ka debatuar se kishte debatuar edhe dy herë të tjera me viktimën, e cila ishte edhe shoku i tij.

Të njëjtat informacione thonë se shkak i sherrit janë marrë paratë borxh.