Braverman përgëzon Ballën për detyrën e re: Ramë dakord për qëllimet tona të përbashkëta

Politika

Suella Braverman Sekretare e shtetit për çështjet e brendshme për qeverinë në Britaninë e Madhe, ka kontaktuar me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, ku e ka përgëzuar për detyrën e re.

Braverman deklaron, se ata kanë rënë dakord, që të forcojnë edhe më shumë punën e përbashkët, kundër migracionit të paligjshëm, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“E kënaqur të flas me ministrin e ri shqiptar të Brendshëm Taulant Balla dhe e përgëzoj për rolin e ri. Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.”