Reç bajrak i parē!!
Reçi im bajrak i parē.
Nèpër shekuj legjendarë.
Zotit madh i kofshim lēvdue.
Ndër bedena emër naltsue.
Mrekulli kudo tē sheh syni.
Mos ta lèshojm ktë bukuri hyjnore..
S.ban me braktisè çdo pllambë tokè yni.
Me lotët e vetmisè çdo stine çdo kohe.
Ku jan bijtë e vatanit tim.
I përpiu koha e halli në emigrim..
Kush iku në kurbet e pērpiu botēn..
Kush e la vatanin e harroi votrēn.
Reçi im i bedenave shumë shekullore.
Çdo filiz që linde i dhe emër të lavdisë..
Kur të shoh të vetmuar s.mund ti duroj lotët.
O krye barjak në legjenda të historisè.
Ofshama e atyre lisave të moçèm shekullorē..
Nè rrënjēt e gjakosura në nder e besè ..
Krye emër mali në brezat qè vijnè e shkojnè..
Thirrjen e vetmisè së heshtur në harresè.
Në çdo ballē furtune ku prijte reçjani.
Ku kriste pushka e lypte vatani.
Dilte fitimtar çdo lufte nē llogore.
Simbol i qëndresës shumë shekullore.
Shtrat kapedanash ku pushojshin trimat e atdheut..
Larë në gjak të tradhtisè qè shkel ktë dhe..
Mëkuar në besë e mençuri qè nga koha e Skēnderbeut..
O Reçi im i lashtë shtatin dua të preh te ty.
Amanet djemve të mi do iua la.
Një copë varr afër babes të ma bani..
Në dheun ku kam lindë eshtrat tmë pushojnë rahat..
Se jam filiz e bijē e kētij vatani.
Miranda Troci Derti
Reç/ Dibēr !