Kërcënimet e Greqisë/ Reagon për herë të parë Rama: Nuk ka shanse! Sa të jem unë…

Politika

Kryeministri Edi Rama ka reaguar fort në lidhje me kërcënimet e palës greke, për inregrimin e Shqipërise në BE, referuar arrestimit Fredi Beleri i akuzuar nga SPAK për blerje votash.

Pavarësisht presioneve nga Greqia, Rama tha se nuk do të ketë asnjë ndërhyrje që drejtësia të bëjë punën e vet.

“Nuk ka shans sa të jem unë këtu presion mbi drejtësinë e re të ushtrohet dhe të funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve apo insinuatave. Nuk ka shans. Nga ana tjetër e dini shumë mirë qe kemi pasur edhe një situatë të inflamuar për shkak të problemit me drejtësinë të Fredi Belerit. Qëndrimi ynë ka qenë është dhe do të jetë që drejtësia e re duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj. Ne nuk ndërhyjmë në sistemin e drejtësisë, ne nuk i komentojmë vendimet e organeve të reja të drejtësisë. Reforma e drejtësisë në Shqipëri është gjëja më e madhe, më e rëndë gjeja më e paimagjinueshme deri para pak vitesh që i ka ndodhur shtetit shqiptar” tha Rama.