Me shtëna janë qëlluar pasditen e së hënës në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos, në Loutsa, gjashtë persona me siguri shqiptarë, kanë mbetur të vdekur nga zjarri, i cili ka ardhur nga një pistoletë 9 mm.
Informacionet bëjnë me dije se thirrja fillestare në qendrën EKAB është bërë në orën 18:31, mbërritja në vendngjarje në orën 18:41, me një motor dhe një njësi të lëvizshme mjekësore.
Brenda dhe jashtë mjetit që duket në foto janë gjetur gjashtë trupa të pajetë, që dyshohet se janë të gjithë të rinj shqiptarë. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë larjet e hesapeve mes bandave në shtetin fqinj.
Të vdekurit mbeten në vendngjarje dhe nuk po merren me autoambulancë të urdhëruar nga Policia.
Βίντεο από το σημείο της δολοφονικής επίθεσης στη #Λούτσα – Οι πρώτες πληροφορίες κάνουν λόγο για έξι νεκρούς. pic.twitter.com/HFPgtskgHx
— Kathimerini_Web (@KathimeriniWeb) September 11, 2023