PËRPLASJA E MAJKOS ME GAZETARET, SHOQATA E GAZETARËVE EVROPIANE : AKT INTIMIDUES

Politika

Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e ish-kryeministrit dhe deputetit socialist, Pandeli Majko, ndaj gazetarëve ditën e sotme në ambientet e Parlamentit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale thuhet se shtyrja me forcë e gazetarëve Eksiola Shehu, Raziela Myslimaj, Fjoralba Beleshi, të cilat në mënyrë etike dhe profesionale i kërkuan një reagim publik, është një akt i dënueshëm dhe intimidues ndaj mediave.

“Shoqata e Gazetarëve Europianë dega Shqipëri kërkon reagim institucional nga Kryetarja e Kuvendit për të mbrojtur të drejtën e gazetarëve nga sjelljet e deputetëve që cenojnë punën dhe misionin e medias”, thuhet më tej në reagim.