NA KANE DHE NUK NA VLERËSOJNE – DO VI KOHA TË NA KËRKOJNË

Emigracioni Greqi

Shqiptarët në Greqi komuniteti me integruar dhe më punëtor

Do vi koha që do ti kërkojnë me qirinjë por do jetë vonë, pasi këtu i kanë dhe nuk po i vlerësojnë si duhet.

Sot pas tre dekadave

Emigrantët shqiptarë gjatë tre dekadave te fundit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ekonominë greke, veçanërisht duke plotësuar mungesat e fuqisë punëtore në sektorë të tillë si ndërtimi, bujqësia dhe shërbimet shtëpiake, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Me kalimin e kohës, shumë prej tyre janë integruar në tregun grek të punës, ndërsa fëmijët e tyre shkëlqejnë në arsim dhe kontribuojnë në fusha të tilla si artet, shkencat dhe bisneze.

Por…

Nga 700.000 pas viteve 1990, sipas të dhënave zyrtare (2023), në Greqi janë 285.483 emigrantë të ligjshëm me nënshtetësi shqiptare, ndërsa një numër i madh e kanë marrë nënshtetësinë greke me natyralizim.

Në gusht 2021, sipas ministrisë greke, 422.954 emigrantë nga Shqipëria kishin një leje qëndrimi të vlefshme dhe përbënin 63,07% të të huajve të rregullt në Greqi.

Rënia e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi pas një viti lidhet jo vetëm me procedurat e dhënies së lejeve të qëndrimit, por edhe me lëvizjen dinamike të tyre drejt vendeve të tjera europiane.

20 vite më parë

Po të kthehemi ne vitet 2000, sipas studimeve ishin rreth 800,000 emigrantë të regjistruar zyrtarisht në Greqi, rreth gjysma e tyre jetojnë në Atikë me përqindjen më të lartë në Bashkinë e Athinës (44%).

  • 51% e emigrantët janë shqiptarë,
  • 5% polakë, 3.8% bullgarë dhe pasuar nga kombësi të tjera nga Azia dhe Afrika.

Siç u përmend më lart, 51% e të gjithë emigrantëve janë Shqiptarët (të paktën 450.000 njerëz) të cilët janë përhapur pothuajse në gjithë territorin grek, ku mund të numërohej përafërsisht 200,000 familje që jetojnë dhe punojnë për gati një dekadë.

Tre dekada vjet më vonë, komuniteti shqiptar është grupi më i madh dhe më i integruar i emigrantëve në vend, ndërsa martesat e përziera midis shqiptarëve dhe grekëve tani i kalojnë 22,000

Gjithashtu, shqiptarët janë ata që kanë përqindjen më të madhe të lindjet si dhe përqindja më e madhe e fëmijëve që studiojnë dhe të cilët shkëlqejnë në krahasim me të gjitha komuniteteve  e tjera.

Mbi 100,000 është numri i atyre që kanë mbaruar arsimin e mesëm, ndërsa rreth 20.000 të rinj e të reja që kanë ka përfunduar arsimin e lartë në dekadën e fundit

Sot në Greqi ka 26 shkolla ndërkulturore: 13 shkolla fillore, 9 shkolla të mesme dhe 4 shkolla të mesme nga gjithsej 15174 njësi shkollore (nga niveli I kopshti deri te shkollat ​​e mesme dhe ato teknike). Sipas studimeve përkatëse, këto shkolla janë kthyer kryesisht në shkolla për të huajt sepse prindërit grekë i braktisën nga frika e diversitetit kulturor dhe specifika gjuhësore e nxënësve ndikon negativisht në nivel të mësuarit.

Sot mësimi i gjuhës shqipe ne Greqi behet ne menyrë vullnetare me kurse javore nga mësues  heronjë.