AVOKATI I NJOHUR ZGJIDHET NË KRYE TË PARTISË SË VLLEHËVE TË SHQIPËRISË

Aktualitet

Avokati i njohur Edmond Petraj është zgjedhur në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së Kryetarit të deritanishëm, Valentino Mustaka. Partia e Vllehëve të Shqipërisë synon të përfaqësojë komunitetin e vllehëve të quajtur ndryshe edhe si arumunë dhe që besohet se janë pasardhës të popujve vendas të Ballkanit të romanizuar, mendohet se vijnë nga ilirët, thrakët e romanizuar, dhe nga kolonizatorët romakë.