Shqipëria është një nga vendet e para në Ballkan që ka nënshkruar marrëveshjen për kthimin e emigrantëve ilegal…Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme ndaj azilkërkuesve shqiptarë, shteti gjerman do të konkretizojë kthimin e tyre në Shqipëri. Ambasada gjermane në vendin tonë përmes një njoftimi për mediat bëri me dije dje, se sot, 29 korrik 2015, do të riatdhesohen grupi i parë prej 70 shtetasish shqiptarë. Të kthyerit pritet të mbërrijnë në Rinas në orën 15:35, prej ku do t’u dorëzohen autoriteteve shqiptare.