Kështu ka theksuar kryeministri Rama se Shqipëria është në gjendje lufte për sa i përket informalitetit që është rrënjosur në vend, duke theksuar se : “Aksioni për zhdukjen e evazionit fiskal, është një rrugë mjaft e vështirë dhe të tjerët para nesh dështuan sepse menduan për zgjedhjet e radhës. Kështu u rrënjos në mendjen e shqiptarëve ideja se ky vend nuk bëhet dot. Sot bien dakord të gjithë, që ka filluar që të vijë ‘era’ shtet, por duhet një punë kolosale dhe pjesë e rëndësishme e kësaj është operacioni që nisëm sot, një operacion në mbrojtje të konsumatorit dhe biznesit që paguan taksat dhe kundër fenomenit të hajdutërisë. Gjatë këtyre 21 muajve të fundit është konstatuar një rritje e madhe e kuponëve tatimorë dhe uljes së punës së zezë. Ende nuk ia kemi dalë, por është faza kur kalojmë në një fazë të re, në luftën kundër informalitetit. Me këtë fenomen, Shqipëria është në gjendje lufte”