Acarohen marrëdhëniet : SHBA kërkon që 24 diplomatë rusë të largohen nga vendi

Bota

Moska dhe Uashingtoni kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për një numër çështjesh dhe marrëdhëniet janë acaruar që kur Presidenti amerikan Joe Biden tha se besonte se homologu i tij rus, Vladimir Putin, ishte “i pandershëm”.

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara njoftoi sot se Uashingtoni ka kërkuar nga 24 diplomatë rusë që të largohen nga vendi deri më 3 shtator, pasi skadojnë vizat e tyre.

Anatoly Antonof nuk specifikoi nëse kjo kërkesë ishte rezultat i një mosmarrëveshjeje të veçantë. Qeveria amerikane nuk ka komentuar deri më tani.

.”Pothuajse të gjithë ata do të largohen pa u zëvendësuar sepse Uashingtoni papritmas ka forcuar procedurat e vizave,” tha Antonof në një intervistë me revistën National Interest.

Moska dhe Uashingtoni kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për një numër çështjesh dhe marrëdhëniet janë acaruar që kur Presidenti amerikan Joe Biden tha se besonte se homologu i tij rus, Vladimir Putin, ishte “i pandershëm”. Tensionet u zbutën disi pasi dy presidentët u takuan më 16 qershor

“Shpresojmë që të mbizotërojë sensi i shëndoshë dhe se do të jemi në gjendje të normalizojmë jetën e diplomatëve rusë dhe amerikanë në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi në bazë të parimit të reciprocitetit,” tha Antonof.

Ambasadori rus tha gjithashtu se shpresonte të vazhdonte dialogun e nisur kohët e fundit midis dy vendeve për çështjet e sigurisë kibernetike. “Përndryshe, ne mund të diskutojmë kërcënimet kibernetike në sistemet e kontrollit të armëve dhe më shumë.”