AKSIDENTET NË PUNË – NJË PLAGË E HAPUR

Greqi Kryesore

Aksidentet në vendin e punes po behen gjithnjë e më të shpeshta në Greqi e më të theksuara në ishullin e Kretës në sektorin privat e sidomos te punëtoret e ndertimit.

Duke qënë se në ndertim punojnë një pjese e madhe e shqiptareve që jetojnë në Greqi , ata janë më të prekurit nga këto aksidente. Dhe si per ironi të fatit në vënd që të pakësohen nga viti në vit aksidentet në punë shtohen.
Viti 2023 dhe 2024, zenë rekord per aksidentet si me pasojë plagosjet e rënda , ashtu dhe me pasojë vdekjen.
Per vitin 2023 në gjithe Greqinë ndodhën 179 aksidente në punë me pasojë vdekjen, si dhe 287 të plagosur.
Ndersa për vitin 2024 deri tani kanë ndodhur 101 aksidente me pasojë vdekje, si  dhe 160 të plagosur në pune. Ndersa në ishullin e Kretës per 2024 kanë ndodhur 18 aksidente me pasojë vdekje dhe 21 të plagosur rënde.
Fatkeqesisht kohet e fundit në Prefekturën e Rethimnos janë shënuar disa aksidente të njëpasnjëshme ku të lënduarit kanë qënë shqiptarë. Një 60 vjecar shqipar para 20 ditesh u rrezua nga skela ku ishte duke lyer një ndërtesë duke pësuar dëmtime të rënda . Mbas disa ditesh në koma dhe me ndërhyrjet kirurgjikale që ju bënë fatmirësisht e kaloj rrezikun per jetën.
Perseri një bashkatdhetari ynë 52 vjecar ra nga një lartësi 8 metra dhe eshte në spital në reminacion në gjendje të rënde. Rasti tjeter ështe i një shqiptari nga Tepelena që i ra parainfrakt në vendin e punës . Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto aksidenti i fundit u shenua të djelën e kaluar ku si pasoje e përmbysjes së eskavatorit humbi jetën një 19 vjecar grek dhe u pkagos rënde një 27 vjecar nga Leskoviku që ndodhet në spitalin universitar të Iraklios .
Sic shihet aksidentet në punë janë dhe mbeten një plagë e hapur .
Duke pasur parasysh dhe raste të mëparshme “fajtorët” e fatkeqësive në punë nga kushtet e këqija të sigurimit teknik mbeten viktimat mbasi punëdhënësit i gjejnë mënyrat duke e kaluar lehtë lumin. Shkaku kryesor i aksidenteve në punë eshte mungesa e masave të sigurimit teknik.
Kjo vjen edhe per shkak të mungesës se shkallës se ndeshkueshmërisë si per punëdhënësit ashtu dhe per punonjësit në rastet kur shkelen rregullat e sigurimit teknik në vendin e punës. Masat nuk janë të rrepta sa të diktojnë interes per tu zbatuar e respektuar.
Në shumicën e rasteve kur ndodh një aksident në punë ju drejtohen gjykatave. Ne gjykate ,çështja zgjatet pa mbarim duke bëre keshtu që të zbehet dëshira per të kërkuar të drejtën,ndaj dhe shpesh çështja zgjidhet privatisht midis palëve duke dhenë një shume eurosh dhe kaq.
Kjo ndodh edhe në rastet kur kemi të bejmë me humbje jete,duke mos e zgjidhur çështjen konform ligjit por privatisht duke bëre që gjerat të deformohen dhe ceshtjet të mbyllen në mënyre të pa denja.
Kjo ben që rastet të përsëriten e abuzuesit me ligjin e jetën e punëtoreve të mos ndëshkohen konform ligjit. Prandaj duhet shtuar këmbëngulja që të punojmë me siguri të plote dhe jo me logjikën të dalë ku të dalë. Duhet të luftojmë që të kërkojmë kushte njerezore në mjediset e punës dhe masa të rrepta të sigurimit teknik,masa të cilat në shumicën e rasteve janë per tokë dhe punëdhenesi nuk jep llogari para askujt.
Punëtorët e ndertimit punojnë ngjitur me kurthet e vdekjes, ndersa Inspektorati i Punës ose ( Επιθεώρηση Εργασίας) nuk ushtrojnë kontrollet e duhura në vendet e punës dhe nuk ndëshkojnë ata punëdhënës që nuk marrin asnjë masë sigurimi ne vendin e punës.
Stop, deri këtu !
– Kërkojmë menjëhere të merren masa të rrepta per mbrojtjen e shëndetit e jetes së punëtorëve.
– Të merren masa të menjëhershme duke ushtruar kontroll në vendet e punës nga Inspektoriati i punës ( Επιθεώρηση Εργασίας).
– Qeveria dhe Ministria përkatëse të mos bejnë të paditurin. Të marë masa per shtimin dhe zgjerimin Inspektoriatit të punës me specialiste qe e njohin sektorin e ndertimit.
– Të ngrihen dhe të funksionojnë kontrolle dhe nga Sindikatat,por dhe punëtorët duhet të jenë të kujdesshëm në vendin e punës dhe vetë të këmbengulin për të kërkuar masa sigurie në punë ,sepse kështu mbrojmë atë që kemi më të rëndësishme ,shëndetin dhe jetën tonë.
Gazetari Luan Pacani ështe Nenkryetar i Sindikatës së Punëtoreve grekë e të huaj në Prefekturën e Rethimnos.